Google ka diskriminuar punëtorët, do të paguajë 2.6 milionë dollarë

Teknologji

Google ka diskriminuar punëtorët, do të paguajë 2.6 milionë dollarë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Google do të paguajë 2.6 milionë dollarë për punonjësit aziatikë shkaku i diskriminimit në pagë dhe punësim, tha Departamenti i Punës i SHBA-së.

Google ka rënë dakord të paguajë 1.4 milion dollarë paga të prapambetura dhe interesa për 2,565 punonjës inxhinierë për shkak të diskriminimit të pagës dhe 1,2 milion dollarë për 1,757 gra të regjistruara dhe 1,219 kandidate aziatike që nuk janë punësuar si inxhinierë.

Dallimet në pagat në lidhje me punonjësit femra në punët e inxhinierëve të softuerit u zbuluan gjatë një vlerësimi rutinë të pajtueshmërisë, tha departamenti në një deklaratë.

Gjigandi i internetit gjithashtu do të marrë të paktën 1.25 milion dollarë nga rezerva e tij për të barazuar pagat e inxhinierëve në disa zyra të SHBA-së gjatë pesë viteve të ardhshme.

Google tha se ishte i kënaqur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi auditimet 2014-2017, në një deklaratë dhënë mediave, përfshirë The Verge dhe TechCrunch. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat