Rrjetet sociale në “black out” për disa minuta, vjen ndjesa nga Facebook: Problemi u zgjidh

Teknologji

Rrjetet sociale në “black out” për disa minuta, vjen ndjesa nga Facebook: Problemi u zgjidh

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:15
WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në të gjithë botën

Për disa minuta, rrjetet sociale më të përdorura në botën pësuan një blackout.

WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në të gjithë botën.

Sipas përdoruesve, ka qenë e pamundur të dërgoje mesazhe në WhatsApp apo të logoheshe në Facebook apo Instagram.

WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook në pronësi të Mark Zuckerberg, ndaj dhe nuk ka munguar një ndjesë publike përmes zëdhënësit të kompanisë.

Ndjesa e Facebook – “Sot, një problem teknik bëri që përdoruesit të kenë probleme me hyrjen në disa shërbime të Facebook. Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe ju kërkojmë falje për çdo shqetësim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat