Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur Bitcoin

Teknologji

Elon Musk thotë se tani njerëzit mund të blejnë Tesla duke përdorur Bitcoin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Mundësia është diskutuar, por nuk janë bërë konfirmime deri më sot.

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk, ka lajmëruar se tani njerëzit mund të blejnë makina Tesla brenda SHBA-ve duke përdorur Bitcoin.

Miliarderi ka treguar muajin e kaluar se ai ka blerë bitcoin në vlerë prej $1.5 miliardë , dhe se së shpejti do të fillonte të përdorte atë gjithashtu në shitje të makinave elektrike.

Tani ai ka zyrtarizuar premtimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Gjithashtu është shpejguar se makinat elektrike Tesla kushtojnë mes $37,990-$124,000 pa taksa.

Ndërsa njerëzit jashtë SHBA do të mund të përdorin kriptovaluta për blerje të makinave Tesla më vonë gjatë këtij viti.

Kjo mendohet të jetë formë e mbështetjes për Bitcoin, sepse tashmë dihet se Musk është një përkrahës i fortë i përdorimit të kriptovalutave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat