Elon Musk shpalos “argumentin e tij më të fortë” pse ai nuk beson se ka alienë

Teknologji

Elon Musk shpalos “argumentin e tij më të fortë” pse ai nuk beson se ka alienë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:23
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla ka shpjeguar pse ai mendon se jeta aliene nuk ka vizituar kurrë tokën.

Miliarderi Elon Musk më parë ka thënë në Twitter se është ailen, por mesa duket i ka ndryshuar mendja tani.

Sigurisht, kjo ishte shaka e tija, por tani ai ka shpalosur “argumentin më të fortë” se pse jeta aliene nuk ka vizituar tokën asnjëherë.

Ai ka postuar 2 tabela duke krahasuar se sa va përparuar rezolucioni i fotografive dhe se si fotografitë e UFO kanë mbetur të njëjta.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se sa shumë ka rënë numri i fotografimeve të alienëve që prej kur janë krijuar smartfonët, pra në rrethana normale duhet të kishte qenë e kundërta.

Musk më parë gjatë vitit 2020 ka proklamuar se sipas tij piramidat egjiptiane janë ndërtuar nga alienët, por tani duket sikur ai po bie në kontradiktë me fjalët e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat