Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

Teknologji

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Apple raportohet se ka zgjeruar listën e bashkëpunimit me partnerë të tjerë për të prodhuar veturën e parë të brendit të saj.

Siç shkruan “Korea Times”, gjiganti amerikan do të bashkëpunojë me gjigantin teknologjik nga Koreja e Jugut, “LG”, dhe prodhuesin kanadez të pjesëve të veturave, “Magna”.

Pas raportimeve se Apple po bashkëpunon me “Hyundain” për veturën e parë, gjithçka u mohua në shkurt nga gjiganti i veturave. Megjithatë, pavarësisht se s’ka përvojë te veturat, kompania raportohet se do t’ia mësyjë vetë tregut, përmes bashkëpunimit me partnerë të tjerë më të vegjël.

Apple ka bashkëpunim të kahmotshëm me LG-në, ndërsa i logjikshëm po konsiderohet edhe bashkëpunimi me “Magnan”. Kjo kompani tashmë ndihmon në prodhimin e veturave të Jaguarit e Toyotas.

Sipas raportimit, veturën e parë të Apple do ta shohim më 2024. Ajo pritet të jetë tërësisht elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat