Do të vendosni duart mbi kokë kur të mësoni sa fiton në sekondë Bill Gates!

Teknologji

Do të vendosni duart mbi kokë kur të mësoni sa fiton në sekondë Bill Gates!

Më: 4 maj 2021 Në ora: 23:59
Bill Gates

Pas lajmit të ndarjes së Bill Gates me bashkëshorten, janë shkruar qindra, mijëra artikuj nga e gjithë bota.

Me këtë rast, mediat vërshuan të mbulonin jetën e manjatit, si dhe pronat e tij.

Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë, me vlerën e pasurisë së tij që arrin 146 miliardë dollarë.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mend sa fiton Bill Gates në një sekondë? Nëse jo, po ju themi se për vetëm një sekondë, ai merr plot 4630 dollarë.

Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollarë në ditë, do t’i duheshin më shumë se 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij. Gates është rreth 66% më i pasur se monarkia britanike.

Ai ka dhuruar 27% të pasurisë së tij për bamirësi gjatë viteve.

Kujtojmë se ndarjen e bëri të ditur vetë themeluesi i Microsoft, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e  ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat