El Salvadori synon ta aprovojë Bitcoinin si monedhë të ligjshme

Teknologji

El Salvadori synon ta aprovojë Bitcoinin si monedhë të ligjshme

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:57
Bitcoin

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka thënë se do ta bëjë kriptovalutën Bitcoi monedhë të ligjshme në shtetin e tij, raporton BBC.

Nëse plani i tij aprovohet nga kongresi, atëherë shteti në Amerikën Qendrore do të bëhet i pari në botë që aprovon edhe formalisht valutën digjitale.

Do të përdoret përkrah dollarit amerikan, që është valutë zyrtare në El Salvador.

Presidenti i El Salvadorit ka thënë se Bitcoini do ta bëjë më të lehtë për diasporën që të dërgojë pagesa për familjarët në vendlindje.

“Në aspektin afatshkurtër, kjo do të gjenerojë vende pune do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë formale”, ka thënë Bukele në një konferencë të Bitcoinit në Florida, po ashtu ka shtuar se do të rriste investimet në shtetin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat