iOS 14.7.1 nuk ka veçori të reja por adreson dy probleme tjera

Teknologji

iOS 14.7.1 nuk ka veçori të reja por adreson dy probleme tjera

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Fiks një javë nga debutimi i iOS 14.7, Apple ka dërguar një përditësim të ri për përdoruesit e iPhone dhe iPad. Me një madhësi prej 900MB, iOS 14.7.1 nuk përmban veçori të reja por adreson një problem i cili kishte depërtuar në iOS 14.7.

Problemi bllokonte qasjen në Apple Watch përmes Touch ID në iPhone. Prandaj nëse përdorni një model të vjetër iPhone së bashku me një orë Apple, këtë përditësim duhet ta shkarkoni sa më parë.

Apple gjithashtu thotë se iOS 14.7.1 adreson edhe një problem sigurie që mund të jetë shfrytëzuar nga hakerët. Në një dokument suporti, kompania thotë se problemi i sigurisë lejonte ekzekutimin e kodit arbitrar me privilegje kerneli.

Versioni më i fundi i macOS, Big Sur 11.5.1 që mund ta shkarkoni nga dita e sotme adreson të njëjtin problem dhe është përditësim i rekomanduar për të gjithë përdoruesit.

Nëse ende nuk ju ka mbërritur njoftimi për iOS 14.7.1, atëherë mund ta kontrolloni manualisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat