Largohen video me informacione të rrejshme lidhur me COVID-19 nga YouTube

Teknologji

Largohen video me informacione të rrejshme lidhur me COVID-19 nga YouTube

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Shefi i Produkteve të YouTube, Neal Mohan tha në një postim të fundit në blog se platforma më e madhe në botë për video “ka hequr mbi 1 milion video” me informacion të rrejshëm rreth COVID-19 që nga shkurti i vitit 2020.

Ai justifikoi censurën në favor të “llogaridhënies” dhe “balancës” në platformë.

Mohan minimizoi deklarimet lidhur me censurën kur tha se YouTube hoqi “informacionet e rrezikshme rrethkoronavirusit”.

Ai pohoi se YouTube përpiqet të “arrijë një ekuilibër të arsyeshëm midis lirisë së fjalës dhe lirisë së arritjes” dhe nënkuptoi se censura në një “platformë të hapur” ofron “përgjegjësi më të madhe për t’i lidhur njerëzit me informacion cilësor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat