Microsoft tani do t’i lejojë përdoruesit e tij “të kyçen pa një fjalëkalim”

Teknologji

Microsoft tani do t’i lejojë përdoruesit e tij “të kyçen pa një fjalëkalim”

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 22:27
Foto ilustrim

Microsoft tanimë ka gjetur një zgjidhje për problemin e njohur të nevojës për të mbajtur mend shumë fjalëkalime: heqja dorë prej tyre krejtësisht.

Sipas mediave të huaja, kompania njoftoi të mërkurën se do të prezantojë një opsion “llogari pa fjalëkalim” për të gjithë përdoruesit e disa shërbimeve të njohura si Microsoft Outlook dhe Microsoft OneDrive në javët e ardhshme.

Microsoft më parë e bëri këtë opsion të disponueshëm për llogaritë e korporatave në mars.

“Tani mund ta hiqni plotësisht fjalëkalimin nga llogaria juaj në Microsoft”, shkroi Vasu Jakkal, nënkryetari i korporatës i sigurisë,…, në një postim në blog të mërkurën.

Në vend të fjalëkalimeve, Microsoft (MSFT) do t’i lejojë përdoruesit të hyjnë në këto shërbime ose me aplikacionin Authenticator të kompanisë, i cili prodhon një kod identifikimi me numër unik çdo disa sekonda, ose me Windows Hello, i cili lejon përdoruesit të identifikohen duke përdorur “njohjen e fytyrës”, një gjurmë gishtash, ose një pin unik.

Përdoruesit e Microsoft gjithashtu mund të blejnë një çelës “sigurie të jashtëm”, si një “makinë USB” me informacionin e kyçjes të ruajtur në të, ose të regjistrojnë një numër telefoni të cilit Microsoft i dërgon një kod verifikimi.

Ndryshimi nga Microsoft vjen pas një rritje të sulmeve kibernetike gjatë vitit të kaluar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat