TikTok thotë se 1 miliard njerëz përdorin aplikacionin çdo muaj

Teknologji

TikTok thotë se 1 miliard njerëz përdorin aplikacionin çdo muaj

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

TikTok zbuloi të hënën se ka 1 miliard përdorues aktivë globalë, duke treguar rritje të qëndrueshme të aplikacionit për video në një periudhë shumë të shkurtër.

Sipas mediave të huaja, shërbimi, që është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ka raportuar një rritje të përdoruesve gjatë viteve të fundit, me një numër të madh të audiencës së tij amerikane që u bashkua mes pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

TikTok tha se kishte rreth 55 milionë përdorues global deri në janar të vitit 2018.

Ky numër u rrit në më shumë se 271 milionë deri në dhjetor 2018 dhe 507 milionë deri në dhjetor 2019.

Kompania raportoi gati 700 milionë përdorues aktivë mujorë verën e kaluar.

Për krahasim, Facebook tha në tremujorin e dytë se kishte 3.51 miliardë përdorues mujorë në të gjithë familjen e tij të aplikacioneve, nga 3.45 miliardë në tremujorin e parë.

Sidoqoftë, kompania lançoi një nga aplikacionet më të suksesshme video të formave të shkurtra, me shumë nga konkurrentët e saj të mëdhenj të teknologjisë që garuan për të krijuar versionet e tyre.

Facebook lansoi “klonin e TikTok”, Instagram Reels, gjerësisht gushtin e kaluar.

Snap njoftoi një veçori të ngjashme të quajtur Spotlight vitin e kaluar. Gjithashtu YouTube i Google lansoi konkurrentin e tij, Shorts, shtatorin e kaluar.

Dhe TikTok arriti të rritet pavarësisht një viti të vështirë.

Kompania u përball me një mori pengesash, përfshirë një ndalim të mundshëm të SHBA-së pasi ish -administrata Trump e konsideroi ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave të saj një rrezik të sigurisë kombëtare.

Sidoqoftë, ngjitja e Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë e lejoi kompaninë të vazhdojë të funksionojë si zakonisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat