Nga Fortnite te Fifa, lojtarët e video-lojërave në internet po paralajmërohen për rritjen e mashtrimeve

Teknologji

Nga Fortnite te Fifa, lojtarët e video-lojërave në internet po paralajmërohen për rritjen e mashtrimeve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Lojtarët e videolojërave online si Roblox, Fortnite dhe Fifa po paralajmërohen të kenë kujdes nga mashtruesit, mes shqetësimeve se bandat po synojnë platformat.

Sipas mediave të huaja, një hulumtim zbuloi se një e pesta e lojtarëve ose kishin qenë viktima të një mashtrimi të lidhur me lojërat, ose njihnin dikë që kishte një të tillë, por më pak se një e treta thanë se dinin të dallonin një të tillë.

“Mashtruesit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’i mashtruar njerëzit, dhe bota e lojërave video nuk bën përjashtim”, ka thënë Philip Robinson, drejtor i parandalimit të mashtrimit në një nga bankat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, Lloyd.

“Këto janë shpesh banda kriminale të organizuara të cilët nuk kujdesen për kë po mashtrojnë dhe me kënaqësi merren me lojtarët e rinj për të fituar besimin e tyre dhe për të hyrë në informacionet e tyre personale”.

Hulumtimi zbuloi se lojtari mesatar kalonte 14 orë në javë në ekran dhe se lojtarët po shpenzonin më shumë kohë dhe para, në lojë sesa më parë.

Një krim i zakonshëm përfshin mashtruesit që mashtrojnë njerëzit për të shkarkuar malware në pajisjen e tyre, shpesh përmes shtesave reklamuese të një loje me një çmim më të lirë sesa tarifojnë kanalet zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat