‘Rishfaqet’ themeluesi i AliBaba/ Bilioneri nis turin studiues për teknologjinë e bujqësinë

Teknologji

‘Rishfaqet’ themeluesi i AliBaba/ Bilioneri nis turin studiues për teknologjinë e bujqësinë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 12:49
Jack Ma

Jack Ma, themeluesi i AliBaba, prej më shumë se një viti ishte zhdukur nga jeta publike, me mediet kineze që aludonin se ai kishte abuzuar me lirinë e fjalës në shtetin diktatorial.

Mediet raportojnë se Ma ka bërë udhëtimin e tij të parë matanë detit, që nga 2018.

Bilioneri kinez ndodhet në Spanjë për një tur studiues në lidhje me bujqësinë dhe teknologjinë, ndërsa fokusi i tij tashmë është drejtuar nga emergjenca klimatike. Që nga tërheqja e Ma nga kompania e tij, themeluesi nuk është parë të merret me operacionet e përditshme të kompanisë, por as të merrte pjesë në konferenca botërore, ku ndante mendimet e tij në lidhje me të ardhmen dyqaneve digjitale dhe globalizmin.

Kompania e tij ishte nën thundrën autoritetit të Konkurrencës në Kinë dhe ndaj saj u vendos një gjobë, rekord në historinë e Kinës, prej 2.8 bilion dollar për sjellje monopolizuese në treg.

Aksionet e kompanisë Alibaba janë rritur me 20% në bursat e New York dhe Hong Kong që nga rënia drastike në dhjetor të 2020-ës, mes optimizmit se “sulmi” i qeverisë kineze mbi praktikat e biznesit të kompanisë po përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat