Intel beson se mungesa e procesorëve dhe kartelave grafike do të zgjasë deri më 2023

Teknologji

Intel beson se mungesa e procesorëve dhe kartelave grafike do të zgjasë deri më 2023

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Aktualisht në mbarë botën kompani të ndryshme po ballafaqohen me mungesë të produkteve të ndryshme, e sipas parashikimeve të ekspertëve të fushës kjo mungesë nuk është as afër fundit.

Madje thuhet se këto mungesa do të vërehen në tregun global për të paktën edhe një vit, e në kompaninë amerikane Intel bëjnë të ditur se kjo mund të zgjasë deri më 2023.

Drejtori i kompanisë, Patt Gelsinger ka thënë për CNBC se aktualisht është një situatë e rënduar, por ditëve në vijim mund të ketë paksa përmirësime.

Megjithatë ka theksuar se kërkesat e mëdha dhe mungesa e produkteve të ndryshme, mund të zgjasin edhe për dy vitet e ardhshme.

Kjo deklaratë është më e errët nga deklarata e kompanisë simotër AMD, ku drejtoresha e saj Lissa Su, ka thënë se situata me mungesën e produkteve mund të përmirësohet kah gjysma e vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat