Instagrami po iu kërkon disa përdoruesve video ‘selfie’ për ta konfirmuar se nuk janë robotë

Teknologji

Instagrami po iu kërkon disa përdoruesve video ‘selfie’ për ta konfirmuar se nuk janë robotë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Instagram po iu kërkon disa përdoruesve të ofrojnë një video ‘selfie’ që tregon kënde të shumta të fytyrës për të verifikuar nëse janë njerëz prej vërteti, sipas imazheve të publikuara në Twitter nga konsulenti i medieve sociale, Matt Navarra.

Sipas medieve të huaja, rrjeti social ka luftuar prej kohësh me llogaritë false, të cilat mund të lënë mesazhe të padëshiruara, të ngacmojnë njerëzit ose të përdoren për të rritur articialisht numrin e pëlqimeve ose ndjekësve.

Një postim vijues në Twitter nga Instagrami në pronësi të kompanisë Meta, thotë se po u kërkon llogarive të dyshimta të verifikojnë se janë njerëz dhe jo robotë.

Sipas XDA Developers, kompania filloi testimin e funksionit vitin e kaluar, por hasi në probleme teknike.

Shumë përdorues kanë raportuar së fundmi se iu është kërkuar të bëjnë një video ‘selfie’ për të verifikuar llogaritë e tyre ekzistuese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat