Njihuni me robotin që mund të shkruajë poezi dhe të krijojë vepra arti

Teknologji

Njihuni me robotin që mund të shkruajë poezi dhe të krijojë vepra arti

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:58
Roboti që mund të shkruajë poezi dhe të krijojë vepra arti

Kur njerëzit mendojnë për inteligjencën artificiale, imazhet që shpesh vijnë në mendje janë të robotëve si “The Terminator”.

Për shumë vite, në filma fantastiko-shkencorë na është treguar se IA shpesh përdoret për të keqen sesa për të mirën.

Pra ajo që ne zakonisht nuk mund ta lidhim me AI është arti dhe poezia.

Image

Megjithatë kjo është pikërisht ajo që Ai-Da, një robot shumë realist i shpikur nga Aidan Meller në Oksford, Anglia qendrore, e kalon kohën duke krijuar.

Ai-Da është artistja e parë ultra-realiste e robotëve humanoidë në botë dhe të premten ajo dha një performancë publike të poezisë që ajo shkroi duke përdorur algoritmet e saj në nder të poetit të madh italian Dante.

Recitali u zhvillua në Muzeun e njohur Ashmolean të Universitetit të Oksfordit si pjesë e një ekspozite që shënon 700 vjetorin e vdekjes së Dantes.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat