Harrojeni privatësinë – kamerat e telefonave të rinj do t’ju regjistrojnë vazhdimisht

Teknologji

Harrojeni privatësinë – kamerat e telefonave të rinj do t’ju regjistrojnë vazhdimisht

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Nga viti i ardhshëm, procesori i ri Qualcomm do t’i lejojë kamerat të skanojnë gjithmonë fytyrën tuaj, edhe kur nuk jeni duke përdorur telefonin.

“Kamera e përparme e telefonit tuaj kërkon gjithmonë fytyrën tuaj, edhe nëse nuk e prekni ose nuk e ngrini telefonin”.

Në këtë mënyrë, nënkryetari i Qualcomm Technologies, Judd Hip, prezantoi mundësitë e reja të kamerës që gjithmonë do të jetë e ndezur, e cila do të fuqizohet nga çipi i ri Snapdragon 8 Gen 1.

Çipi do të jetë i disponueshëm në telefonat premium Android në fillim të vitit të ardhshëm.

Në varësi të këndit që e shikoni, kjo deklaratë mund të jetë interesante dhe emocionuese ose frikësuese. Për Qualcomm, funksioni i ri do të ofrojë opsione të reja përdorimi, si p.sh. aftësinë për të nisur ose zhbllokuar telefonin pa pasur nevojë ta merrni atë, ose për ta kyçur menjëherë kur nuk e sheh më fytyrën tuaj.

Por për ata që kanë frikë se teknologjia moderne po përdoret për të cenuar privatësinë tonë, informacioni për kamerën në telefon që regjistron gjithmonë edhe kur nuk e përdorim, tingëllon si një makth.

Qëllimi i Qualcomm me këtë veçori është të zhbllokojë telefonin sa herë që e shikoni, edhe nëse është thjesht në tavolinë ose duke u karikuar. Nuk keni nevojë ta merrni, të prekni ekranin ose të thoni një komandë zanore – ai shkyçet kur kamera sheh fytyrën tuaj.

Kompania pretendon se kjo veçori e bën telefonin tuaj më të sigurt, sepse pajisja bllokohet automatikisht kur nuk e sheh më fytyrën tuaj ose zbulon se dikush po shikon mbi supe dhe shikon bisedat tuaja në grup.

Ekziston mundësia që disa prodhues të telefonave, të cilët do të përdorin çipin Snapdragon 8 Gen 1, të mos e mundësojnë këtë veçori as në nivelin e harduerit. Kompanitë si Samsung, OnePlus dhe Xiaomi mund të personalizojnë se cilat veçori janë të aktivizuara në telefonat e tyre dhe cilat jo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat