Slitterhead videloja më e re horror e ideatorit të Silent Hill

Teknologji

Slitterhead videloja më e re horror e ideatorit të Silent Hill

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Bokeh Game Studio ka prezantuar projektin e saj të parë, e kjo është videloja e quajtur Slitterhead.

Më në fund është bërë e ditur se çfarë ka bërë legjendari Keiichiro Toyama, që kur braktisi Sony.

Në eventin The Games Awards, Toyamin Bokeg Game Studio zbuloi videolojën Slitterhead.

Fjala është për një videolojë të zhanrit horror, ku lojtarët luftojnë me përbindësha të ndryshëm, e studio nuk ka zbuluar detaje për lojën por ka publikuar trajlerin.

Toyama është i njohur për videolojën legjendare Silent Hill. Në këtë projekt ka punuar edhe Tatsuya Yoshikawa, ideatori i Devil May Cry.

Aktualisht nuk dihet se kur videoloja Slitterhead do të shfaqet në treg, shkruan Engadget.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat