Të rinjtë francezë shkatërrojnë rrjetin e antenave të reja 5G

Teknologji

Të rinjtë francezë shkatërrojnë rrjetin e antenave të reja 5G

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:14
Pamje nga Franca

Të rinj rebelë në Francë kanë kryer një seri sulmesh sabotazhi ndaj asaj që quajnë “infrastrukturë e Revolucionit të Katërt Industrial” duke shkatërruar antenat e rrjetit të fuqishëm celular 5G.

Rrjeti ‘Reporterre’ shkruan se prej nisjes së pandemisë janë raportuar 140 sulme të tilla me zjarrvënie, me kosto disa milionë euro.

Aktivistet rebelë besojne në të ashtuquajturat “teori konspiracioni” që thonë se rrjeti i ri 5G i internetit është një mjet kontrolli dhe shtypjeje i qeverive për kontrollin total te lëvizjeve, funksioneve dhe aftesive trupore të qytetareve të shteteve.

Image
Pamje nga Franca

Një sabotatore e intervistuar e quajtur ‘Pascaline’ tha se antenat dhe automjetet e grupeve të telekomunikimit janë sulmuar, janë prerë kabllot e fibrave optike apo thyer pajisjet elektrike.

“Po jetojmë në një periudhë udhëkryqi, nëse nuk bëjmë asgjë tani, kjo industri do të zërë vend përgjithmonë”.

Pascaline dhe kolegët e saj anarkistë kanë prejardhje nga lëvizje të ndryshme franceze, që prej Jelekëve të Verdhë, deri te grupet kristiane që së bashku kundërshtojnë atë që quajnë “rrjetin e Normales së Re” që po ndërtohet me 5G.

Një tjetër aktivist anti-5G, Léon tha për Reporterre: “Jemi detyruar të kalojmë te sabotazhi për arsye praktike. Që prej lëvizjes së Jelekëve të Verdhë shteti i ka shtrënguar shumë vidat dhe është e vështirë të veprosh kundër pushtetit në rrugë”.

“Kufizimet e Covid e kanë bërë të pamundur mobilizimin kundër 5G, edhe pse shumica e popullsisë e kundërshton”, thotë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat