Roboti i stilit ‘Iron Man’ është projektuar për të ndihmuar gjatë fatkeqësive natyrore

Teknologji

Roboti i stilit ‘Iron Man’ është projektuar për të ndihmuar gjatë fatkeqësive natyrore

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Një robot i stilit Iron Man është krijuar për të ndihmuar gjatë fatkeqësive natyrore duke ecur nëpër rrënoja dhe duke përdorur çantën e shpinës së tij shtytëse për të fluturuar mbi terrene të vështira.

Roboti, i quajtur iCub, është zhvilluar nga ekspertë në Istituto Italiano di Tecnologia (IIT) në Genova, Itali.

Sistemet robotike në pëllëmbët e iCub do ta lejojnë atë të kontrollojë fuqinë dhe drejtimin ndërsa fluturon në ajër duke përdorur raketa shtytëse.

Madhësia modeste e iCub – vetëm 1 metër dhe aftësitë shtytëse do ta lejojnë atë të arrijë pika ku njerëzit ose dronët nuk mund të arrijnë në kërkim të të mbijetuarve njerëzorë.

Të kujton ‘armaturën’ e Iron Man të veshur nga personazhi i Marvel Comics, Tony Stark.

Sipas ekspertëve në IIT, fusha e robotikës ende mbetet prapa për sa i përket ofrimit të zgjidhjeve të përballueshme për skenarët e fatkeqësive.

“Çdo vit, rreth 300 fatkeqësi natyrore vrasin rreth 90,000 njerëz dhe prekin 160 milionë njerëz në mbarë botën”, thuhet në faqen e internetit të institutit.

‘Fatkeqësisht, robotika ende mbetet prapa për të ofruar zgjidhje të përballueshme në këto skenarë fatkeqësish’.

iCub ka qenë në zhvillim për më shumë se 15 vjet.

Me 104 cm gjatësi, është sa një fëmijë pesëvjeçar dhe vjen me një fytyrë paksa të frikshme, si kukull.

Ekipi i IIT ka punuar në robotikë për 15 vitet e fundit, me synimin për të shtyrë Italinë përpara në këtë sektor.

Një simulim video nga ekspertët tregon se si operatorët njerëzorë mund të përdorin në distancë softuerin për të lëvizur iCub rreth një skenari fatkeqësie. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat