Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se makinat Tesla

Teknologji

Elon Musk: Robotët do të jenë biznes më i madh se makinat Tesla

Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:08
Elon Musk

Elon Musk i pëlqen të ketë një fokus dhe këtë vit duket se mund të jenë robotët. Ai u tha investitorëve në një takim mbi fitimet e Tesla-s se planet e tij të reja për robotët kishin “potencialin për të qenë më domethënës se biznesi i automjeteve, me kalimin e kohës”. Ai tha gjithashtu që robotët do të ishin gjëja më e rëndësishme për të cilat Tesla do të punojë këtë vit.

Roboti në fjalë, pjesë e një projekti të quajtur Optimus, u shfaq vitin e kaluar me vetulla të ngritura nga një njeri me kostum roboti që kërcente në skenë dhe performanca u bë një meme popullore në internet raporton gazetarja Jane Wakefield e “BBC-së”. Tesla Bot, siç u quajt, do të përdorte të njëjtat sisteme të inteligjencës artificiale që ndihmuan në fuqizimin e automjeteve Tesla, tha Musk në një ngjarje gushtin e kaluar, por asnjë prototip ende nuk është ndërtuar.

Ai tha gjithashtu se roboti i pandërtuar ende do të kishte një ekran në “fytyrën” e tij. Roboti do të jetë në gjendje të ngrejë një peshë prej 68 kg dhe do të udhëtojë me një shpejtësi prej 8 km në orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat