SHBA ndalon gjigantin e telekomit China Unicom për shkak të shqetësimeve për spiunazh

Teknologji

SHBA ndalon gjigantin e telekomit China Unicom për shkak të shqetësimeve për spiunazh

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

China Unicom është bërë gjiganti më i fundit kinez i telekomunikacionit që është ndaluar nga SHBA për shkak të shqetësimeve “të rëndësishme” të sigurisë kombëtare dhe spiunazhit.

Sipas medieve të huaja, Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) tha se kishte votuar unanimisht për revokimin e autorizimit për njësinë amerikane të kompanisë për të operuar në SHBA.

Kështu, firma duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve të telekomit në Amerikë brenda 60 ditëve.

Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në SHBA në tetor.

Kryetarja e FCC-së, Jessica Rosenworcel ka thënë se: “Ka pasur prova në rritje – dhe me të, një shqetësim në rritje – që transportuesit shtetërorë kinezë përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e rrjeteve tona të telekomunikacionit”.

E China Unicom i tha BBC-së njësia e saj amerikane “ka një histori të mirë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse të SHBA dhe ofrimin e shërbimeve dhe zgjidhjeve të telekomunikacionit si një partner i besueshëm i klientëve të saj në dy dekadat e fundit”.

“China Unicom (Hong Kong) Limited do të ndjekë nga afër zhvillimin e situatës”, është shtuar më tej.

Firmat kineze të teknologjisë dhe telekomunikacionit janë vënë në shënjestër vitet e fundit nga autoritetet amerikane për shqetësime të sigurisë kombëtare.

Në nëntor, presidenti Joe Biden nënshkroi legjislacionin që ndalon kompanitë që vlerësohen si një kërcënim sigurie nga marrja e licencave të reja të pajisjeve të telekomit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat