Faqeve pornografike në Britani do t’ju kërkohet verifikimi i moshës së përdoruesve

Teknologji

Faqeve pornografike në Britani do t’ju kërkohet verifikimi i moshës së përdoruesve

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Uebsajteve pornografike në Mbretërinë e Bashkuar do t’ju kërkohet të verifikojnë moshën e përdoruesve të tyre, sipas ligjeve të reja të sigurisë në internet.

Sipas BBC, legjislacioni, që është pjesë e projekt-ligjit për sigurinë në internet, synon t’u japë fëmijëve mbrojtje më të mirë nga materialet eksplicite.

Masat, për t’u siguruar që përdoruesit janë 18 vjeç e lart, mund t’u kërkohet njerëzve ta dëshmojnë se zotërojnë një kartë krediti ose të konfirmojnë moshën e tyre nëpërmjet një shërbimi të palëve të treta.

Faqet që shkelin rregullat mund të gjobiten deri në 10 për qind të qarkullimit të tyre global.

Projektligji për sigurinë në internet pritet të prezantohet në parlament gjatë muajve të ardhshëm dhe është krijuar për të mbrojtur përdoruesit nga përmbajtja e dëmshme.

Grupet sigurisë së fëmijëve kanë kërkuar prej kohësh verifikimin e moshës në faqet pornografike, për shkak të frikës se është shumë e lehtë për të miturit të kenë akses në këto materiale.

Masa të ngjashme u propozuan më parë, por u hoqën në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat