TikTok lejon artistët të fitojnë para nga muzika e tyre në aplikacion

Teknologji

TikTok lejon artistët të fitojnë para nga muzika e tyre në aplikacion

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:58
TikTok

Tani artistët mund të fitojnë para nga aplikacioni Tik-Tok.

Tik-Tok, lejon artistët të ngarkojnë drejtpërdrejt këngë dhe të fitojnë para nga muzika e tyre në aplikacion.

TikTok, lansoj SoundOn, si një “platformë gjithëpërfshirëse” për marketingun dhe shpërndarjen e muzikës. Platforma i lejon artistët të ngarkojnë muzikën dhe të fitojnë pikë kur krijuesit e TikTok përdorin atë muzikë në videot e tyre.

Kompania, në pronësi të gjigantit kinez të internetit ByteDance, tha se po u paguan krijuesve të SoundOn 100% të shumës për muzikën në vitin e parë dhe 90% pas tij, pa tarifa administrative.

TikTok tha se artistët do të kompensohen “bazuar në atë se sa shpesh përdoret muzika juaj në videot e TikTok”, por nuk jipen detaje se sa do të paguhen për dëgjimin e këngës.

Artistët që marrin pjesë në SoundOn mund të hyjnë në kategorinë e muzikës në TikTok për të shfaqur muzikën e tyre nën profilin e tyre dhe përdoruesit e tjerë do të mund të shohin profilin e këngëtarit nën faqen së secilës këngë.

Përveç kësaj, SoundOn lejon artistët të shpërndajnë muzikën e tyre në Resso (aplikacioni i transmetimit të muzikës së ByteDance) dhe platformat e transmetimit të palëve të treta, duke përfshirë Spotify, Apple Music, Deezer, Joox dhe Pandora.

Pjesëmarrësit mund të shikojnë listën e platformave të disponueshme dhe të zgjedhin se në cilat shërbime dëshirojnë të shpërndajnë muzikën e tyre.

SoundOn ofron gjithashtu njohuri për audiencën, mbështetjen dhe ndihmë nga një ekip i brendshëm në TikTok, si dhe mbështetje promovuese përmes marketingut të krijuesve në platformën TikTok.

TikTok tha se pas një periudhe testimi beta, SoundOn tani është lançuar plotësisht në SHBA, Britani të Madhe, Brazil dhe Indonezi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat