YouTube largon më shumë se 9000 kanale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë

Teknologji

YouTube largon më shumë se 9000 kanale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

YouTube ka larguar më shumë se 70,000 video dhe 9,000 kanale në lidhje me luftën në Ukrainë.

Kjo, sipas mediave të huaja, është bërë për shkak të shkeljeve të udhëzimeve të përmbajtjes, duke përfshirë heqjen e videove që i referoheshin pushtimit si një “mision çlirimi”.

Platforma është jashtëzakonisht e popullarizuar në Rusi, ku, ndryshe nga disa nga homologët e saj amerikanë, ajo nuk është mbyllur pavarësisht se prezanton përmbajtje nga figura të opozitës si Alexei Navalny.

Që nga fillimi i agresionit në shkurt, YouTube ka hequr kanalet duke përfshirë atë të gazetarit pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov.

Kanalet e lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Rusisë janë pezulluar gjithashtu përkohësisht nga ngarkimi i videove në muajt e fundit për të përshkruar luftën si një “mision çlirimi”.

Shefi i produktit i YouTube, Neal Mohan, ka thënë: “Ne kemi një politikë të madhe të ngjarjeve të dhunshme dhe kjo vlen për gjëra të tilla si mohimi i ngjarjeve të mëdha të dhunshme: gjithçka nga Holokausti te Sandy Hook. Dhe sigurisht, ajo që po ndodh në Ukrainë është një ngjarje e madhe e dhunshme. Dhe kështu ne e kemi përdorur atë politikë për të ndërmarrë veprime të paprecedentë”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat