Youtube akuzohet për dështim të ndalimit të lidhjeve të rreme ‘live’ në emër të Elon Musk

Teknologji

Youtube akuzohet për dështim të ndalimit të lidhjeve të rreme ‘live’ në emër të Elon Musk

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 00:46
Elon Musk

Youtube po kritikohet për shkak të dështimit për ndalimin e transmetimit të video të rreme në emër të Elon Muskit nga kriminelët kibernetik, të cilët po mashtrojnë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Kriminelë po i vjedhin llogaritë e përdoruesve dhe po i shfrytëzojnë ato video për promovimin e dhurimit të rremë të kriptomonedhave.

BBC News i zbuloi dhjetëra video transmetime në vetëm katër ditët e para, video transmetime të cilat shikoheshin nga dhjetëra mijëra persona.

Gjatë së martës Elon Musk tha se Youtube nuk po i ndalon “reklamat mashtruese”.

Ndërsa në anën tjetër nga kompania e Youtube bënë të ditur se po i largojnë nga platforma kanalet të cilat i transmetojnë videot.

Për shumë muaj, video transmetimet i kanë tërhequr dhe mashtruar mijëra persona të cilët kriminelëve u dërguan kriptomonedha, të cilët menduan se do të fitojnë ndonjë dhuratë nga Elon Musk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat