Meta po lanson një dyqan për avatarët në mënyrë që t’i vishni ato me brende

Teknologji

Meta po lanson një dyqan për avatarët në mënyrë që t’i vishni ato me brende

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Meta po lanson një dyqan online ku përdoruesit e Facebook, Instagram dhe Messenger mund të blejnë veshje dixhitale për avatarin e tyre.

Marka e para në dyqan janë Prada, Balenciaga dhe Thom Browne, dhe rrobat përfshijnë një veshje “motocross”, një kapuç me logo dhe kostume.

Në një postim në Facebook, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg tha se së shpejti do të shtohen më shumë marka.

“Mallrat dixhitale do të jenë një mënyrë e rëndësishme për të shprehur veten në metaverse dhe një shtytës i madh i ekonomisë krijuese”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat