Intel e shtynë ceremoninë për fabrikën në Ohio shkaku i mungesës së fondeve qeverisëse

Teknologji

Intel e shtynë ceremoninë për fabrikën në Ohio shkaku i mungesës së fondeve qeverisëse

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Intel shtynë ceremoninë e hapjes së themeleve për objektet e planifikuara në Ohio që synim kanë prodhimin e çipave, sepse qeveria amerikane end nuk i ka dhënë fonde kompanisë për këtë fabrikë, këtë e konfirmoi vetë kompania për The Verge.

Ceremonia, e cila fillimisht ishte caktuar të zhvillohej më 22 korrik, është shtyrë për një afat të pacaktuar në një përpjekje të mundshme për të shtyrë qeverinë e SHBA drejt miratimit të Aktit CHIPS.

Intel në fillim të këtij viti njoftoi publikun për planet e saj 20 miliardë dollarësh për ndërtimin e dy fabrikave në New Albany të Ohio, duke thënë se zgjerimi potencial në tetë impiante do të “varet shumë nga financimi prej Aktit CHIPS.

Akti CHIPS ka synim dhënien e fondeve prej 52 miliardë dollarëve për kompanitë teknologjike, duke përfshirë këtu edhe Intel, për promovimin e prodhimit të çipave në SHBA. Ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar versionet e tyre për këtë ligj, por që finalizimi ka ngecur në Kongres.

Intel u tha ligjvënësve amerikanë dhe zyrtarëve të qeverisë, se shtyrja e ceremonisë po ndodh për shkak të paqartësive të krijuara nga ta në lidhje me Aktin CHIPS. Në deklaratën e dhënë për The Verge, zëdhënësi i Intel tha se “fushëveprimi dhe ritmi” i këtij projekti varet në fondet e Aktit CHIPS.

“Fatkeqësisht financimi nga Akti CHIPS ka lëvizur më ngadalë se që ne kemi menduar, dhe se nuk e dimë se kur do të përfundojë ky projekt”, shtoi tutje Moss.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat