Marketingu digjital mundësi e jashtëzakonshme për bizneset

Teknologji

Marketingu digjital mundësi e jashtëzakonshme për bizneset

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:52
Në këtë edicion është trajtuar si temë platforma “Programmatic Advertising”(Reklamim programor)

Në edicionin e dytë të Growth Tank, konferencë kjo e vetmja e llojit të saj në Kosovë, ka mbledhur mendjet e ndritura të botës së marketingut digjital për ndarë sekretet e suksesit të tyre në këtë fushë.

Në këtë edicion është trajtuar si temë platforma “Programmatic Advertising”(Reklamim programor), platformë kjo që automatizon procesin e blerjeve të reklamave digjitale në media online.

Drejtori ekzekutiv i portalit Telegraf, Gentian Lluka theksoi me këtë rast se kjo platformë konsiston në dy module, që mundëson zhvillimin dhe implementimin e produkteve inovative.

Lluka theksoi se mundësitë për të reklamuar sot në Kosovë janë të jashtëzakonshme, sidomos me këto platforma.

Lluka: “Programmatic Advertising”, konsiston në dy module

“Kjo është ideja dhe “Programmatic Advertising”, konsiston në dy module, njëri është për media dhe për publikuesit, e cila i digjitalizon mediat, iu mundëson zhvillimin dhe implementimin e produkteve inovative, si CTV television dhe gjithashtu i digjitalizon ato”, theksoi Lluka.

Lluka më tej ka thënë se fatkeqësisht Kosova është vonuar me këto platforma pa fajin e saj.

Lluka: Fatkeqësisht Kosova është vonuar me këto platforma pa fajin e saj

“Faktikisht ne jemi vonë, kjo është dashur shumë më herët me ndodhë, mirëpo ne nuk kemi faj. Ne kemi edhe një fatkeqësi, që gjuhën shqipe nuk e njeh një i huaj, edhe faktikisht vetëm tregu shqiptarë, audienca shqiptare ka mbetur mbrapa në këtë tregun e madh të zhvillimit teknologjik. Zakonisht kur ‘google’ kur futet e përshpejton programatizimin e atij vendi, pastaj vijnë këto platformat programore, sepse është terreni i gatshëm. Në këtë rast ne nuk po mundemi me pritë ‘google’, kemi besuar çdo vit se po vjen, po vjen, por nuk e ka ndërmend, se di kur vjen, kështu që ne kemi filluar me këto programe, t’i nxisim dhe të bashkëpunojmë me mediat tjera që pastaj kur të vije ‘google’, vetëm kyçet si njëri nga blerësit. Mirëpo, nuk mund ta presim, sepse tregu është i jashtëzakonshëm, përdoruesi i internetit në Kosovë është ndër të parat në Evropë. Madje, është e para sipas statistikave të fundit, dhe mundësitë janë të shumta. Dhe mundësitë për të reklamuar sot në Kosovë janë të jashtëzakonshme, sidomos pasi që vijnë këto platforma”, theksoi Lluka.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv të Growzillas, Benjamin Kolenoviç ka thënë se qëllimi kësaj konference është që të ndahen idetë e tyre për marketingun në mënyrë që të përfitojë i gjithë komuniteti.

Kolenoviç: Objektiva jonë është arrit me sukses

“Tani është viti i dytë i kësaj konference, e cila fillojë si një ide e thjeshtë që të mbledhim të gjithë komunitetin e marketingut digjital, që të ndajnë ekspertizën e tyre dhe të ndajnë idetë e tyre për marketingun në mënyrë që të përfitojë i gjithë komuniteti. Duke parë interesimin për këtë vit, ne vijmë në konkludim që objektiva jonë është arrit me sukses”, theksoi Kolenoviç.

Ndërsa, përfaqësuesi nga USAID në Kosovë, Skender Rama theksoi se tashmë është koncept i njohur botërorë që marketingu digjital, sot dikton dhe pozicionon kompanitë në treg.

Roli i kanaleve kryesore të marketingut digjital, sipas Ramës, është i shtrirë nga targetimi këtyre kategorive të klientëve deri te segmentimi i tregut i cili ka rol kontribuues për rritjen e ndërmarrjeve të reja dhe ekzistuese.

Rama po ashtu tha se kanalet e tilla digjitale janë mundësi e një komunikimi të vazhdueshëm për të kuptuar më së miri se cilat mund të jenë interesat, kërkesat dhe pritshmëritë e tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat