Ukrainasit po ndërtojnë teknologji në shtëpitë e tyre në përpjekje të pengimit të dronëve rusë

Teknologji

Ukrainasit po ndërtojnë teknologji në shtëpitë e tyre në përpjekje të pengimit të dronëve rusë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Shpikësit dhe shkencëtarët e dëshpëruar ukrainas i janë rikthyer teknologjisë së ndërtuar në shtëpi, duke përfshirë dronë dhe bllokuesit e sinjalit, në një përpjekje të ndalimit të forcave pushtuese ruse.

“Ne vetëm po tentojmë që të shpëtojmë jetë”, tha gjatë së dielës një inxhinier nga Kharkiv i cili e quan veten “Kubilin”.

Një grup i inxhinierëve ukrainas po blejnë nga interneti pjesë të dronëve dhe me anë të printerëve 3D ata po ndërtojnë bllokues sinjalesh.

Ndërsa një grup i studentëve nga Kievi po mbledhin bateri të përdorura të cigareve elektrike dhe po i përdorin ato si bateri për dronë.

Grupe të tjera po krijojnë antena dhe softuer për manipulim të sinjaleve.

Si forcat ukrainase po ashtu edhe ato ruse mbështeten në dronët komercial, duke i përdorur ato si mjete vdekjeprurëse zbulimi në mes të betejave me artileri që ndodhin në pjesën lindore të vendit.

Kjo teknologji është krijuar për shënjestrim të saktë: luftëtarët ukrainas e dinë se do të goditen nga kundërsulmet ruse vetëm dy minuta pasi që ata të qëllojnë me predha.

“Gjëja e vetme që mund ta bëjmë është vetëm të fshihemi”, tha Monk, anëtar i mbrojtjes ajrore ukrainase.

Bllokuesit e sinjaleve të ndërtuara nga Kublin, lidhen me një aplikacion që e mat numrin e sinjaleve të satelitit në zonën ku ndodhet ushtari. Të dhënat i tregojnë operatorit ukrainas se kur një dron rus është afër tyre.

Ushtari ukrainas pastaj vendos bllokuesin e sinjalit në drejtim të dronit dhe dërgon një valë me frekuencë të lartë në mënyrë që ta pengojë sinjalin e dronit, duke bërë që droni të ndërrojë drejtim, të aterojë ose edhe të përplaset. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat