Një javë me smartphone-t e serisë më të re Galaxy S22: Cilët janë elementët dallues të kësaj serie?

Teknologji

Një javë me smartphone-t e serisë më të re Galaxy S22: Cilët janë elementët dallues të kësaj serie?

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Çdo vit gjatë 12 viteve të fundit, Samsung ka lançuar një telefon të ri Galaxy S. Në vitin 2022, u lançua seria Samsung Galaxy S22: Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri përfaqëson më të mirën e më të mirave.

Performanca dhe jetëgjatësia e baterisë

Image

Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t'ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 - Galaxy S22 Ultra – përmban Wi-Fi 6E që ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura.

Jetëgjatësia e baterisë është një përparësi për përdoruesit gjithmonë në lëvizje. Galaxy S22 ofron karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Sistemi i kamerave

Image

Forca e vërtetë e serisë Galaxy S22 është te sistemi i kamerave. Këto smartphone Samsung kanë kamera premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë, por padyshim veçoria dalluese e kësaj serie është Nightography e përmirësuar me sensorin e pikselve 23% më të madh në krahasim me S21 & S21+. Falë Nightography kamera është projektuar për të kapur më shumë dritë duke ju lejuar të kapni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës.

Krahas Nightography, ka opsione si Auto Framing i videos siguron që kamera gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona. Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. Të tjera përmirësime të bëra në S22 Ultra janë në shërbimet OIS (optical image stabilization) dhe ISP (Image signal processor).

Dizajni dhe rezistenca

Image

 

Për serinë Galaxy S, Samsung ka aspiruar gjithmonë të zhvillojë një formë të thjeshtë dhe të sheshtë që harmonizon në mënyrë perfekte teknologjinë dhe dizajnin. Galaxy S22 dhe S22+ pasqyrojnë dizajnin ikonik të serisë S, Contour-Cut. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me një ekran të sheshtë 6.1 dhe 6.6 inç FHD+, të kompletuar me një xham luksoz. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizajn të thjeshtë, por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara 6.8 inç dhe me një SPen të integruar. Ky version kombinon më të mirat e serisë Note dhe serisë S.

Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.

SPen i integruar

Galaxy S22 Ultra është pajisja e parë në serinë S që vjen me një SPen të integruar, një nga aksesorët më të preferuar të series Note. Procesi i të shkruarit dhe vizatuarit është aq realist sa të jep ndjesinë natyrale të lapsit mbi fletë.

Kjo ndodh pasi SPen i ri ka 70% më pak vonesë. Gjithashtu, S Pen është është i certifikuar IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Një përvojë e sigurt

Seria Galaxy S22 sigurohet nga platforma e fuqishme e sigurisë Knox Vault e Samsung, e cila përfshin një procesor dhe memorie të sigurt që izolon plotësisht të dhënat e ndjeshme si fjalëkalimet, të dhënat biometrike, etj. Paneli i privatësisë dhe treguesi i One UI e bëjnë të lehtë identifikimin e aplikacione që po aksesojnë të dhënat dhe kamerën tuaj. Seria Galaxy S22 prezanton gjithashtu disa veçori të reja sigurie, duke përfshirë mikroarkitekturën ARM, e cila ndihmon në parandalimin e sulmeve kibernetike që synojnë sistemin tuaj operativ dhe memorien.

Me pak fjalë mund të themi se seria Galaxy S22 plotëson të gjithë kërkesat e përdoruesve të thjeshtë dhe atyre të specializuar. Tani kjo seri është e disponueshme dhe në Kosovë. Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat