Fluturimi i Nancy Pelosit për në Tajvan ishte fluturimi më i ndjekur ndonjëherë

Teknologji

Fluturimi i Nancy Pelosit për në Tajvan ishte fluturimi më i ndjekur ndonjëherë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 08:43
Fluturimi i Nancy Pelosit për në Tajvan

Faqja e famshme e gjurmimit të fluturimeve tha se serveri i saj ishte në një ngarkesë të paparë të martën sepse kaq shumë njerëz po shikonin fluturimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për në Tajvan.

Sipas mediave të huaja, Flightradar24 tha në Twitter se kishte “interes të paprecedentë për gjurmim të vazhdueshëm” në SPAR19 – shenja e një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA-së që transportonte Pelosi në rrugën nga Kuala Lumpur, Malajzi, në Taipei City, Tajvan.

“… Disa përdorues aktualisht mund të kenë probleme me aksesin në sajt, ekipet tona po punojnë për të rivendosur funksionalitetin e plotë për të gjithë përdoruesit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në kohën e postimit në Twitter, 345,000 njerëz po ndiqnin fluturimin.

Ndërsa më vonë, kur hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit, Flightradar24 tha se 632,000 njerëz po e ndiqnin aeroplanin.

Në kohën e publikimit, ishte e paqartë se sa njerëz po e shikonin aeroplanin ndërsa ai bënte zbritjen e tij përfundimtare.

Flightradar24 më vonë tha në një deklaratë se SPAR19 ishte “fluturimi i drejtpërdrejtë më i ndjekur” në historinë e faqes në kohën kur u ul, duke u shikuar nga mbi 708,000 njerëz.

SPAR19 u largua nga Kuala Lumpur të martën pasdite me orën lokale dhe zbarkoi në kryeqytetin e Tajvanit pak pas orës 22:45 po sipas kohës lokale.

Me ardhjen e saj, Pelosi u bë ligjvënësja më e lartë amerikane që vizitoi Tajvanin në 25 vjet.

Pelosi nuk e konfirmoi vizitën e saj në Tajvan para mbërritjes dhe udhëtimi tërboi Pekinin, duke çuar në vërejtje kërcënuese dhe paralajmërime të përsëritura për SHBA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat