Lansohet në SHBA dhe Kore Jugore YouTube Player për Edukim, më vonë do të jetë në dispozicion edhe tek vendet tjera

Teknologji

Lansohet në SHBA dhe Kore Jugore YouTube Player për Edukim, më vonë do të jetë në dispozicion edhe tek vendet tjera

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Për të ndihmuar në sektorin e madh të edukimit, Youtube ka lansuar Player për Edukim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kore Jugore, platformë kjo e cila do të ofrojë rishikim/ridëgjim pa reklama dhe rekomandime më të mira për institucionet e mësimdhënies.

Njoftimi i bërë në një postim të dedikuar në blog, YouTube Player për Edukim, e cila është një platformë e integruar dhe e dizajnuar për të shfaqur përmbajtje edukative brenda aplikacioneve të zakonshme të të mësuarit. Platforma është e pastër nga reklamat, linqet e jashtme, dhe rekomandimeve të përmbajtjes.

Në qëllimin e tyre për të reduktuar “shpërqendrimin”, YouTube për këtë platformë ka krijuar partneritet me firma teknologjike të edukimit të profilit të lartë nga SHBA-të, duke përfshirë EDpuzzle, Purdue University dhe Purdue Global, raporton 9to5google.

YouTube Player për Edukim thuhet se përmirëson platformën bazë të integruar në Google Classroom për një përvojë më të mirë të mësimit.

“Për të përmirësuar përvojën e YouTube në mjediset e edukimit, ne po lansojmë YouTube Player për Edukim – një platformë e re e integruar e YouTube e cila shfaq përmbajtje në aplikacionet edukative të përdorura zakonisht pa shpërqendrime si reklamat, linqet e jashtme ose rekomandimet”, deklaruan nga Youtube.

Për të mundësuar që më shumë krijues edukativ të përfitojnë nga kjo, krahas Player për Edukim, YouTube gjithashtu ka prezantuar edhe mjete të reja për të ngritur të ardhurat nga ky model pa reklama.

Që nga viti tjetër, krijuesit nga YouTube mund të jenë në gjendje të krijojnë video me pagesë të “orëve mësimore” në të njëjtën mënyrë sikurse Skillshare, Udemy e shumë platforma të tjera.

Nëse paguani për ndonjë orë mësimore, mund ta shikoni atë pa reklama, dhe gjithashtu mund ta luani videon në prapaskenë, ashtu sikurse tek veçoria e platformës YouTube Premium.

YouTube Player për Edukim dhe të gjitha veçoritë e reja fillimisht do të jenë në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kore Jugore përpara se të zgjerohet edhe në vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat