Rregullatori i reklamave i Nigerisë padit Meta-n, kërkon 70 milionë dollarë

Teknologji

Rregullatori i reklamave i Nigerisë padit Meta-n, kërkon 70 milionë dollarë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Një rregullator nigerian i reklamave ka paditur kompanisë “Meta”, duke akuzuar pronarin e “Facebook dhe WhatsApp” për publikim të reklamave të paautorizuara, dhe duke kërkuar një gjobë prej 30 miliardë naira (70 milionë dollarë).

Padia e paraqitur në një gjykatë lokale nga Këshilli Rregullator i Reklamimit të Nigerisë, ose “ARCON”, është veprimi i fundit i rregullatorit që analistët thonë se mund të dëmtojë bizneset që varen shumë nga reklamat digjitale për rritjen e tyre.

Ligjet nigeriane të reklamave kërkojnë që rregullatori t’i miratojë ato bazuar në kritere të caktuara.

“Para se të nxirrni ndonjë gjë, ajo duhet të verifikohet dhe miratohet nga ‘ARCON’ së pari përpara ekspozimit,” tha agjencia të martën, shkruan AP.“Çdo gjë që nuk është verifikuar dhe miratuar nga ‘ARCON’ është një shkelje e ligjit tonë”.

Një zëdhënës i Meta-s tha se kompania nuk komenton mbi pretendimet ligjore në vazhdim.

Qeveria nigeriane, tha se shfaqja e reklamave të pa verifikuara nga Meta, i ka kushtuar vendit një humbje të të ardhurave, pa dhënë detaje të hollësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat