Sondazhi i Musk, shumica votuan për “PO” – Twitter do të ofrojë amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara

Teknologji

Sondazhi i Musk, shumica votuan për “PO” – Twitter do të ofrojë amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 23:09
Elon Musk

Rreth 72 për qind e votuesve kanë votuar për “PO”, ndërsa vetëm 27.6 për qind kanë votuar kundër një sondazhi të fundit të vendosur nga pronari i ri i Twitter, Elon Musk.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për sondazhin në të cilin Musk ka shtruar pyetjen: “A duhet të ofrojë Twitter një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, me kusht që ato nuk kanë shkelur ligjin ose nuk kanë qenë të përfshira në ‘spam’ skandaloz?”.

Dhe pas rezultatit, Musk ka shkruar: “Populli ka folur. Amnistia fillon javën e ardhshme”.

Anketa e fundit e tij ishte në të njëjtën metodë që ai përdori për rastin e llogarisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Lëvizja vjen pasi Musk është përballur me reagime negative se kriteret e tij për moderimin e përmbajtjes i nënshtrohen tekave të tij personale, me rikthim të llogarive të caktuara dhe jo për të tjera.

Llogaria e Trumpit në Twitter u riaktivizua pak ditë më arë pasi një shumicë e ngushtë e të anketuarve e mbështetën vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat