Twitter do të lansojë shenjat e verifikimit me tri ngjyra të ndryshme – si do të duken të kompanive, qeverive dhe njerëzve

Teknologji

Twitter do të lansojë shenjat e verifikimit me tri ngjyra të ndryshme – si do të duken të kompanive, qeverive dhe njerëzve

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Twitter do të vendosë shenja të verifikimit edhe me ngjyrë ari dhe gri, pos atyre të kaltër, tha shefi ekzekutiv Elon Musk në një postim në Twitter, pasi ndaloi prezantimin në fillim të kësaj jave.

“Shenjë e artë për kompanitë, shenjë gri për qeveritë, kaltër për individët (të famshëm ose jo). E dhimbshme, por e nevojshme”, tha Musk në një postim në Twitter.

Të gjitha llogaritë e verifikuara do të vërtetohen në mënyrë manuale përpara se të aktivizohet shenja, tha Musk, raportojnë mediet e huaja.

“Individët mund të kenë një logo dytësore të vogël për të treguar se i përkasin një organizate nëse verifikohet si e tillë nga ajo organizatë”, tha Musk në një tjetër postim në Twitter, duke shtuar se ai do të japë një shpjegim më të gjatë javën e ardhshme.

Kompania kishte ndërprerë shërbimin e saj të abonimit të shenjave blu të shpallur së fundmi, pasi llogaritë e rreme u rritën si kërpudha dhe kishte thënë se shërbimi i kërkuar i abonimit të shenjës blu do të rifillojë më 29 nëntor.

Shenja blu ishte rezervuar më parë për llogaritë e verifikuara të politikanëve, personaliteteve të famshme, gazetarëve dhe personazheve të tjerë publikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat