Macron takon Muskun, tregon se çfarë i tha miliarderit për Twitterin

Teknologji

Macron takon Muskun, tregon se çfarë i tha miliarderit për Twitterin

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Emmanuel Macron dhe Elon Musk

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se kishte një bisedë “të qartë dhe të sinqertë” me pronarin e Twitter, Elon Musk.

Macron foli me Muskun rreth monitorimit dhe kontrollit të përmbajtjes së rrjetit social, një ditë pasi udhëheqësi francez shprehu shqetësimin për këtë çështje.

“Një politikë transparente ndaj përdoruesve, një forcim i konsiderueshëm i kontrollit të përmbajtjes dhe mbrojtja e lirisë së fjalës – këto janë gjërat që Twitter duhet të përmbushë në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret evropiane”, shkroi Macron në Twitter.

I pari i shtetit francez, i cili po viziton SHBA-në, tha në emisionin “Mirëmëngjesi Amerikë” se duhet të ketë “përgjegjësi dhe kufij” për lirinë e fjalës.

Statisticienët thonë se kanë parë një rritje të gjuhës së urrejtjes në Twitter pasi Musk njoftoi se do të riaktivizonte llogaritë e çaktivizuara që ishin mbyllur nga menaxhmenti i mëparshëm, por me kusht që përdoruesit të mos shkelnin ligjin ose të dërgonin mesazhe spam të pa kërkuar.

Ndryshe, Musk bleu Twitterin më 27 tetor, duke paguar 44 miliardë dollarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat