Instagrami do t’ju tregojë krijuesve nëse postimet e tyre janë bllokuar për t’u rekomanduar te përdoruesit

Teknologji

Instagrami do t’ju tregojë krijuesve nëse postimet e tyre janë bllokuar për t’u rekomanduar te përdoruesit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:22
Ilustrim

Instagrami tani do t’ju tregojë nëse postimet tuaja janë të rënda për t’u rekomanduar te përdoruesit e tjerë.

Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të shohin nëse postimet e tyre po bllokohen për t’u shfaqur në pjesë të caktuara të aplikacionit, njoftoi kreu i Instagramit, Adam Mosseri.

Në menynë ‘settings’, nën llogarinë dhe më pas statusin e llogarisë, llogaritë profesionale tani mund të kontrollojnë për të parë nëse ndonjë nga postimet e tyre ndalohet për t’u rekomanduar për përdoruesit që nuk i ndjekin ato.

Rekomandimet shfaqen në vende sikurse faqja Explore dhe në feedin e llogarisë dhe janë bërë gjithnjë e më qendrore në platformë derisa kompania mëmë e Instagramit, Meta, përpiqet të shtyhet me TikTokun.

Deri në fund të vitit 2023, Meta planifikon të dyfishojë sasinë e përmbajtjes së rekomanduar që përdoruesit shohin në feed-in e tyre.

Për t’u kualifikuar për t’u shfaqur në Explore dhe në vende të tjera, postimet në Instagram duhet të ndjekin udhëzimet dhe rregullat e komunitetit rreth përmbajtjes së rekomanduar: përdoruesit mund të postojnë përmbajtje që paraqet dhunën, si për shembull një zënkë, por mund të bllokohet nga sugjerimi për përdoruesit e tjerë. Krijuesit dhe bizneset do të jenë në gjendje të modifikojnë, fshijnë ose apelojnë vendimin e Instagramit për postimet e raportuara si të papërshtatshme për rekomandime. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat