Shpikësi i “www” dëshiron që ne të rimarrim të dhënat tona nga gjigantët e teknologjisë

Teknologji

Shpikësi i “www” dëshiron që ne të rimarrim të dhënat tona nga gjigantët e teknologjisë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 21:31
Tim Berners-Lee

Interneti ka bërë një rrugë të gjatë që kur Tim Berners-Lee shpiku rrjetin botëror – “www” – në vitin 1989. Tani, në një epokë shqetësimi në rritje për privatësinë, ai beson se është koha që ne të rimarrim të dhënat tona personale.

Përmes “startup-it” të tyre Inrupt, Berners-Lee dhe drejtori ekzekutiv John Bruce kanë krijuar “Solid Pod” – ose Dyqanin e të Dhënave Personale në internet.

Kjo u mundëson njerëzve që të mbajnë të dhënat e tyre në një vend qendror dhe të kontrollojnë se cilët njerëz dhe aplikacione mund të qasen tek të dhënat e tyre, në vend që t’i ruajnë ato nga aplikacionet ose sajtet në të gjithë ueb-in.

Përdoruesit mund të marrin një Pod nga një sërë ofruesish nga dyqanet në ueb si Amazon, ose të drejtojnë vetë serverin e tyre, nëse kanë njohuritë teknike. Tërheqja kryesore për vetë-strehimin është kontrolli dhe privatësia, bënë ditur Berners-Lee.

Jo vetëm që të dhënat e përdoruesve janë të sigurta nga korporatat dhe qeveritë, por ka më pak gjasa të vidhen nga hakerat, deklaroi Bruce për CNN.

“Mendoj se të gjithë kemi kuptuar se vlera e ueb-it është e mishëruar në të dhënat që janë në dispozicion brenda saj”, shton ai. “Në këtë botë të re ku ju kujdeseni për të dhënat tuaja, ajo nuk jeton në hapësira të mëdha që janë objektiva fitimprurës për sulmuesit”.

Platforma e Inrupt po testohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga qeveria e rajonit belg të Flanders. Kjo e fundit planifikon të përdorë Pods për t’i lënë qytetarët e saj të zgjedhin se si të ndajnë të dhënat e tyre personale.

Tim tha: “Të zotërosh të dhënat e tua dhe të kontrollosh me të vërtetë infrastrukturën tënde tregtare në internet është diçka që Web 3 do ta mundësojë. Në fund të fundit do të jetë diçka vërtet transformuese për përdoruesit”. Berners-Lee shpreson se platforma e tij do t’ua kthejë kontrollin përdoruesve të internetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat