Krijuesit e YouTube Shorts mund të fitojnë para duke filluar nga sot

Teknologji

Krijuesit e YouTube Shorts mund të fitojnë para duke filluar nga sot

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Nga sot, përdoruesit që krijojnë përmbajtje për YouTube Shorts kanë mundësi të fitojnë para.

YouTube u ka premtuar krijuesve 45 për qind të të ardhurave nga shikimet dhe kjo nismë financiare mund ta bëjë YouTube Shorts rivalin më të madh të TikTok-ut mega-popullor.

Në TikTok, edhe krijuesit më të mëdhenj dihet se fitojnë shumë pak përmes programit të ndarjes së të ardhurave nga reklamat. Në këtë mënyrë, YouTube Shorts përpiqet të tërheqë edhe përdorues më të rinj.

Platforma ka parë rritje të vazhdueshme dhe ka regjistruar 1.5 miliard shikues në muaj, ndërsa TikTok pati një rritje fantastike në vitin 2022.

Tani YouTube u ofron krijuesve mundësinë për të fituar para nga përmbajtja e tyre përmes Programit të Partnerëve në YouTube, që do të thotë se platforma do të ndajë një pjesë të të ardhurave që ata gjenerojnë nga Shorts.

Kërkesa për fitimin e parave është që kanali i krijuesit ose i reklamuesit të ketë të paktën 1000 abonentë ose 4000 orë shikimi në 12 muajt e fundit ose 10 milionë shikime publike të Shorts në 90 ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat