Instagrami nuk funksionon, mijëra përdorues raportojnë probleme

Teknologji

Instagrami nuk funksionon, mijëra përdorues raportojnë probleme

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Shumë përdorues kanë pasur probleme me Instagramin gjatë ditës së sotme.

Sipas Downdetector, shumë përdorues kanë pasur një ndërprerje. Rreth 75 për qind e këtyre problemeve janë me vetë aplikacionin. Një numër më i vogël kanë raportuar probleme me identifikimin dhe faqen e internetit.

Probleme ka pasur edhe me postimet që nuk shfaqen në Feed-in e përdoruesve si edhe me story-t. Kaq mjaftoi që përdoruesit të hynin në Twitter për të shprehur shqetësimin e tyre.

Sakaq, është e paqartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat