SHBA do të shtrëngojë edhe më tej kufizimet mbi eksportet e pajisjeve të prodhimit të çipave në Kinë

Teknologji

SHBA do të shtrëngojë edhe më tej kufizimet mbi eksportet e pajisjeve të prodhimit të çipave në Kinë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Administrata presidenti amerikan Joe Biden po punon që t’i ngushtojë edhe më tej kufizimet mbi eksportin e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë, raportoi të premten Bloomberg News, duke cituar disa persona me njohuri mbi situatën.

Qeveria i ka njoftuar kompanitë amerikane mbi planin, dhe u ka bërë me dije atyre se pret që të publikojë kufizimet që në fillim të muajit të ardhshëm, thuhej në raport.

Sipas këtij raporti, Administrata Biden, planifikon që për këtë të koordinohet me Holandën dhe Japoninë, shkruan Reuters.

Gjatë javës, qeveria holandeze deklaroi se planifikon vendosjen e kufizimeve të reja mbi eksportet e teknologjisë të gjysmëpërçuesve drejt Kinës, në mënyrë që të mbrojë sigurinë kombëtare.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Mao Ning, të enjten tha se Kina kundërshtoi kufizimet pasi mendojnë që apo po përdoren si një mjet “për të ndërhyrë dhe kufizuar shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis kompanive kineze dhe holandeze”.

SHBA-të kishin vendosur një sërë kufizimesh eksporti në fund të vitit të kaluar, duke përfshirë një masë e cila shkëputi Kinën nga blerja e disa çipave gjysmëpërçues të prodhuar kudo në botë duke përdorur pajisje amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat