Paralajmëron FBI: Mos i karikoni telefonat në vendet publike, ja rreziku prej tyre

Teknologji

Paralajmëron FBI: Mos i karikoni telefonat në vendet publike, ja rreziku prej tyre

Më: 14 prill 2023 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

FBI po paralajmëron përdoruesit për stacionet publike të karikimit dhe çfarë duhet të shmangin.

Siç vëren ai, mashtruesit kanë arritur të “rrëmbejnë” karikuesit publikë dhe kështu kanë aftësinë të infektojnë pajisjet me malware që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.

Kjo praktikë njihet si “juice jacking” dhe i lejon kriminelët të përdorin kabllot USB për të “mbjellur” viruse ose për të vjedhur të dhëna brenda pak minutash.

“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare. Kriminelët kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të injektuar malware dhe softuer gjurmues në pajisje. Merrni karikuesin tuaj dhe kabllon USB dhe përdorni një prizë në vend të tyre”, thotë FBI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat