Meta kërkon falje për shtimin e termit “terrorist” në biografinë e disa palestinezëve në Instagram

Teknologji

Meta kërkon falje për shtimin e termit “terrorist” në biografinë e disa palestinezëve në Instagram

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Meta ka kërkuar falje për shtimin e termit “terrorist” në biografitë e disa përdoruesve të Instagramit që u deklaruan si palestinezë.

Gjiganti teknologjik tha se rregulloi një problem “që shkaktoi shkurtimisht përkthime të papërshtatshme arabe” në disa prej produkteve të saj.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje që ndodhi kjo”, tha kompania për BBC.

Platforma është përballur gjithashtu me akuza për shtypjen e përmbajtjeve që shpalosin mbështetjen për palestinezët gjatë konfliktit Izrael-Gaza.

Disa përdorues thonë se janë “ndaluar në hije” në Instagram për shkak të postimeve pro-palestineze. Kjo është kur një platformë ndërhyn për t’u siguruar që postimet të mos shfaqen në feed-in e njerëzve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat