Musk: Inteligjenca artificiale do të krijojë një situatë ku nuk do të nevojitet puna, IA do të bëjë gjithçka

Teknologji

Musk: Inteligjenca artificiale do të krijojë një situatë ku nuk do të nevojitet puna, IA do të bëjë gjithçka

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:53
Elon Musk

Miliarderi dhe drejtori ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX, e X (i njohur më parë si Twitter), pronar i startup-it të sapoformuar të inteligjencës artificiale xAI, tha të enjten se inteligjenca artificiale (AI) ka potencialin të bëhet “forca më e madhe përçarëse në histori”.

“Do të kemi diçka që është më e zgjuar se njeriu më i zgjuar”, tha Musk në një ngjarje në Lancaster House, rezidenca zyrtare e qeverisë britanike.

“Është e vështirë të thuhet saktësisht se kur do të jetë kjo, por ne do të arrijmë në një pikë ku nuk do të nevojitet punë”, vazhdoi Musk, duke folur së bashku me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

“Mund të kesh një punë nëse dëshiron ta kesh për kënaqësi personale. Por AI mund të bëjë gjithçka. Nuk e di nëse njerëzit janë të kënaqur apo të pakënaqur me këtë,” tha Musk me një dozë shakaje.

“Do të jetë si një shpirt magjik, i cili të plotëson çdo dëshirë dhe nuk ka kufi. Nuk do të ketë kufi për tre dëshira dhe marrëzi të ngjashme, që janë edhe të mira edhe të këqija. Një nga sfidat në të ardhmen do të jetë se si të gjesh kuptimin e jetës”, shtoi Musk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat