Një vegël e re e gjenerimit të fotografive, i ofruar nga OpenAI, është aq i popullarizuar sa po shkakton probleme me krijimin e llogarive të reja.
OpenAI po rrit me shpejtësi audiencën e saj për ChatGPT, dhe shtimi i veçorisë më të fundit të gjenerimit të fotografive ka rritur më tej popullaritetin e chatbot-it të AI.
Dje, CEO i kompanisë Sam Altman njoftoi se shërbimi kishte shtuar një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, duke e quajtur atë kërkesë “biblike” për gjenerimin e imazheve.
Kur kompania njoftoi disponueshmërinë e gjeneratorit të fotografive javën e kaluar, qëllimi ishte ta bënte atë të disponueshëm për përdoruesit e të gjitha niveleve të abonimit ChatGPT.
Megjithatë, interesimi i madh i njerëzve çoi në vonesën e versionit falas. Tani kompania ka raportuar probleme me regjistrimet e reja në shërbim.
the chatgpt launch 26 months ago was one of the craziest viral moments i'd ever seen, and we added one million users in five days.
— Sam Altman (@sama) March 31, 2025
we added one million users in the last hour.