​Avioni i parë luftarak bullgar F-16 zbarkon në Graf Ignatievo

Teknologji

​Avioni i parë luftarak bullgar F-16 zbarkon në Graf Ignatievo

Më: 2 prill 2025 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Avioni i parë luftarak F-16 Block 70 për Forcat Ajrore Bullgare u ul të mërkurën në bazën ajrore Graf Ignatievo pranë Plovdivit.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri Rosen Zhelyazkov, ministri i Mbrojtjes Atanas Zapryanov, mes zyrtarëve të tjerë, raporton BTA, përcjell Kosovapress.

Në fund të janarit, Zapryanov tha se avioni i parë F-16 do të mbërrinte në Bullgari në fillim të prillit, duke konfirmuar më vonë se data e pritshme ishte 2 prilli.

"Thjesht, mbërritja e avionit nuk e bën atë menjëherë bullgar. Ka një procedurë që kërkon kohë. Duhet të kryhet transferimi zyrtar i dokumenteve. Ceremonia zyrtare është planifikuar për 12 prill", shpjegoi ministri i Mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat