Trump paralajmëron masa të reja mbi gjysmëpërçuesit: Do t’ju jap atë përgjigje

Teknologji

Trump paralajmëron masa të reja mbi gjysmëpërçuesit: Do t’ju jap atë përgjigje

Më: 13 prill 2025 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të japë një përditësim mbi qasjen e administratës së tij ndaj tarifave të gjysmëpërçuesve të hënën.

“Unë do t’ju jap atë përgjigje të hënën”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, shkruan Reuters.

Ndryshe, elektronikat e importuara në SHBA do të përjashtohen nga tarifat e gjera të vendosura nga Trump, sipas një njoftimi të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së.

Telefonat inteligjentë, monitorët e kompjuterëve dhe pjesë të ndryshme elektronike janë ndër produktet e përjashtuara.

Përjashtimi zbatohet për produktet që hyjnë në SHBA ose që nxirren nga magazinat që nga data 5 prill.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump vendosi një tarifë minimale prej 145 për qind për mallrat kineze të importuara në SHBA. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat