Punëtori i Metas nën hetim, dyshohet se shkarkoi rreth 30 mijë fotografi private nga Facebooku

Teknologji

Punëtori i Metas nën hetim, dyshohet se shkarkoi rreth 30 mijë fotografi private nga Facebooku

Më: 7 prill 2026 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Një ish-punonjës i Meta është nën hetim, nën dyshimin se ka shkarkuar rreth 30,000 fotografi private të përdoruesve të Facebookut.

Sipas policisë, i dyshuari “dyshohet se ka shkarkuar rreth 30,000 fotografi private që u përkisnin përdoruesve të Facebookut, derisa punonte për Metan”.

Ai ishte punësuar nga kompania, ku besohet se kishte dizajnuar një program që mund të qasej në fotografi duke shmangur rregullat e sigurisë.

Meta ka bërë të ditur se shkelja ishte zbuluar një vit më parë dhe se rasti ishte adresuar tek autoritetet në Britani, raportoi The Guardian.

Kompania shtoi se përdoruesit ishin njoftuar, i dyshuari ishte identifikuar dhe se ndërkohë janë forcuar sistemet e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat