Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë

Teknologji

Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Samsung Electronics njoftoi se Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, modelet më të reja të serisë Galaxy A, që sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e teknologjisë mobile, përfshirë funksionalitetin e përmirësuar të Awesome Intelligence[1], tani janë të disponueshme në Kosovë duke nisur nga çmimi 439 EUR.

Seria më e re Galaxy A pasqyron angazhimin e Samsung për të zgjeruar aftësitë e inteligjencës artificiale në më shumë pajisje dhe për t’u mundësuar një game më të gjerë përdoruesish të përfitojnë nga një inteligjencë artificiale intuitive, që thjeshton aktivitetet e përditshme. Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G e përmirësojnë përvojën e përdorimit, tek e cila përdoruesit mbështeten çdo ditë, përmes përmirësimeve në performancë, kamerë dhe ekran, si edhe me veçori të avancuara të qëndrueshmërisë dhe sigurisë. Me deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe mbështetje afatgjatë të sigurisë, seria e re Galaxy A është projektuar për një jetëgjatësi më të madhe.

Disponueshmëria dhe çmimi

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G do të jenë të disponueshëm në Kosovë duke filluar nga data 10 prill. Galaxy A57 5G do të ofrohet me çmim duke filluar nga 549 EUR, ndërsa Galaxy A37 5G me çmim duke filluar nga 439 EUR.

Galaxy A57 5G do të jetë i disponueshëm në ngjyrat blu marinë fantastike, gri fantastike, jargavan fantastik dje blu akulli fantastike[1], ndërsa Galaxy A37 5G do të vijë në ngjyrat qymyri fantastike, gri në jeshile fantastike, e bardhë fantastike dhe livando fantastike.[2]

Image
Grafika

Awesome Intelligence e përmirësuar, e krijuar për jetën e përditshme

Me sistemin më të fundit operativ One UI 8.5, Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G sjellin risitë më të fundit të Samsung në fushën e inteligjencës artificiale për një audiencë më të gjerë, përmes Awesome Intelligence të përmirësuar, që u mundëson përdoruesve të kryejnë më lehtë më shumë detyra njëkohësisht, duke hapur njëkohësisht mënyra të reja për të krijuar dhe për të ruajtur produktivitetin.

Funksioni Voice Transcription është i ri në aplikacionin Voice Recorder dhe e bën më të lehtë rikthimin te detajet e rëndësishme nga takimet, leksionet apo telefonatat, pasi mundëson transkriptimin dhe përkthimin e shpejtë të regjistrimeve të thirrjeve ose shndërrimin e mesazheve zanore në tekst. Funksioni AI Select[3] tani është edhe më lehtësisht i aksesueshëm përmes një shtypjeje të gjatë në panelin anësor, ku në ekran shfaqen drejtpërdrejt veprimet përkatëse për nxjerrjen e tekstit ose krijimin e përmbajtjes, pa pasur nevojë për përzgjedhje manuale të elementeve. AI Select mbështet gjithashtu edhe funksionin Drag & Drop në modalitetin Multi-Window, duke u mundësuar përdoruesve të zhvendosin lehtësisht imazhe në Samsung Notes ose Photo Editor, për modifikim më të shpejtë dhe produktivitet më të lartë.

Awesome Intelligence e bën më të thjeshtë edhe editimin e përditshëm të fotove. Funksioni Object Eraser[4] tani ofron rezultate më natyrale gjatë heqjes së elementeve të padëshiruara, si kalimtarët në sfond apo rrëmuja në një kafene. Në Galaxy A57 5G, funksioni Best Face[5] mbështet fotografimin me disa poza dhe kapjen në seri, duke e bërë më të lehtë realizimin e fotove perfekte në grup, ku të gjithë duken sa më mirë. Mjetet e preferuara si Filters dhe Edit Suggestions[6] i ndihmojnë përdoruesit të përmirësojnë dhe të ndajnë momentet e tyre shpejt dhe pa mundim shtesë, ndërsa Galaxy A57 5G përfshin gjithashtu edhe funksionin Auto Trim[7] për editim edhe më të thjeshtë të videove.

Funksioni Circle to Search with Google[1] mundëson identifikimin e disa objekteve njëkohësisht, në mënyrë që përdoruesit të mund të eksplorojnë lehtësisht disa elemente brenda së njëjtës pamje, nga një veshje deri te aksesorët përkatës, të gjitha me një kërkim të vetëm.

Seria e re Galaxy A zgjeron përvojën e Awesome Intelligence me një sërë asistentësh të krijuar për të thjeshtuar aktivitetet e përditshme, nga kërkimi dhe organizimi i planeve, deri te personalizimi i thjeshtë i cilësimeve. Si asistent bisedor i pajisjes, Bixby[2] i përmirësuar u mundëson përdoruesve të menaxhojnë në mënyrë intuitive cilësimet dhe funksionet e pajisjeve Galaxy përmes gjuhës natyrale, ndërsa Gemini[3] menaxhon detyra më komplekse në aplikacionet native të Galaxy dhe në aplikacione të përzgjedhura të palëve të treta, duke ofruar ndërveprime më të shpejta dhe më intuitive.

Kamera e avancuar për foto dhe video më të qarta, ditën dhe natën

Ndërsa inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e integruar në përvojën mobile, performanca e kamerës mbetet thelbësore për të ofruar funksionalitetin e përditshëm dhe kënaqësinë që përdoruesit presin.

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G ofrojnë rezultate vizuale më të ndritshme dhe më të qarta falë harduerit të përmirësuar të kamerës dhe procesorit të avancuar të imazhit (ISP)[4]. Të dy pajisjet janë të pajisura me një sistem të gjithanshëm me tre kamera, të udhëhequr nga një sensor kryesor 50 MP[5], që mundëson kapjen e fotove të mprehta dhe me detaje të pasura në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, pa pasur nevojë për rregullime manuale.

Kur bie mbrëmja, kamerat e Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G përshtaten në mënyrë të natyrshme falë funksionit të përmirësuar Nightography[6], i cili mundëson realizimin e fotove dhe videove të qarta dhe realiste edhe në kushte me ndriçim të ulët.

Galaxy A57 5G e çon fotografinë në një nivel edhe më të lartë me përpunim të avancuar të imazhit, që mpreh detajet dhe redukton zhurmën për rezultate edhe më të qarta dhe më të gjalla. Ai ofron kontrast të

pasur dhe ngjyra të balancuara edhe në kushte sfiduese ndriçimi, ndërsa shpejtësia më e lartë e shkrepjes mundëson kapjen e menjëhershme të momenteve kalimtare, më shpejt dhe me më shumë qartësi[1].

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G përfitojnë gjithashtu nga njohja e skenave dhe subjekteve me bazë inteligjence artificiale, si edhe nga optimizimi inteligjent i skenës, duke mundësuar portrete më të balancuara, ruajtje të toneve natyrale të lëkurës dhe ndarje më të qartë të sfondit. Kur nevojitet një kënd më i gjerë, lentja ultra-wide kap më shumë në çdo foto grupi apo peizazh, ndërsa kamera makro 5 MP zbulon detaje të imta nga afër dhe ofron më shumë liri krijuese.

Performancë e fuqishme për Streaming dhe Multitasking

Galaxy A57 5G kombinon më të mirën e dizajnit dhe performancës[2], duke ofruar funksionim të përmirësuar falë CPU, GPU dhe NPU të avancuara, të integruara në një trup elegant dhe të lehtë. I krijuar për streaming pa ndërprerje, lëvizje të butë në ekran dhe krijim përmbajtjeje, dizajni i rafinuar i tij përfshin një sipërfaqe me shkëlqim dhe një modul karakteristik me tre kamera, që krijon një pamje moderne dhe një ndjesi komode në dorë.

Pavarësisht profilit më të hollë, Galaxy A57 5G ofron performancë të fuqishme. Bateria me kapacitet 5000 mAh[3] mundëson deri në dy ditë përdorim[4], nga regjistrimi dhe editimi, deri te shikimi i përmbajtjes gjatë lëvizjes. Funksioni Super Fast Charging 2.0 lejon karikim deri në 60% për rreth 30 minuta, për një nisje të shpejtë përpara se të dilni, ndërsa sistemi i ftohjes, 13% më i madh[5], ndihmon në ruajtjen e performancës gjatë seancave më të gjata të lojërave apo regjistrimit. Kornizat më të holla të ekranit dhe ekrani i ndritshëm Super AMOLED+ me funksionin Vision Booster ofrojnë një përvojë shikimi më immersive dhe më të qartë, si në ambiente të brendshme ashtu edhe në ato të jashtme.

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G janë krijuar për përdorim të përditshëm dhe vijnë me certifikimin IP68[6] për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, duke ofruar më shumë qëndrueshmëri në kushtet reale të përdorimit dhe më shumë siguri për përdoruesit në situata të paparashikuara.

Mbështetje afatgjatë dhe siguri në thelb

Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G forcojnë angazhimin e Samsung për përdorim afatgjatë të pajisjeve, duke ofruar deri në gjashtë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ Android dhe ndërfaqes One UI[7], si edhe deri në gjashtë vite përditësime sigurie, çka u mundëson përdoruesve një përvojë të besueshme përdorimi për shumë vite me radhë.

Samsung ofron një nivel të avancuar sigurie, transparence dhe kontrolli për përdoruesit përmes Knox Vault[1], një zgjidhje sigurie në nivel hardueri, e mbrojtur ndaj ndërhyrjeve. Seria Galaxy A u ofron përdoruesve mbrojtje gjithëpërfshirëse përmes funksioneve të avancuara të sigurisë dhe privatësisë, përfshirë panelin Security & Privacy, funksionin Auto Blocker, opsionin Private Sharing, mbrojtjen ndaj vjedhjes (Theft Protection), si edhe funksionin e ri Private Album në aplikacionin Gallery, që mundëson kyçjen e shpejtë dhe të lehtë të përmbajtjes personale.

Ndryshe nga mekanizmat tradicionalë të mbrojtjes, pajisjet më të fundit të serisë Galaxy A i paralajmërojnë përdoruesit në mënyrë proaktive për rreziqe të mundshme përmes njoftimeve Privacy Alerts, sinjalizime inteligjente që ofrojnë më shumë qartësi dhe kontroll mbi lejet e vendndodhjes ose mbi çdo aktivitet të dyshimtë që mund të përfshijë të dhëna të ndjeshme. Së bashku, këto përmirësime bëjnë që siguria të jetë po aq intuitive sa edhe vetë përvoja e përdorimit, duke e bërë mbrojtjen e pajisjes më të lehtë se kurrë më parë.

Për më shumë informacion mbi Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, vizitoni faqen zyrtare të Samsung.

###

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

Image
Grafika
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat